De Boer: Holanda ka gjasa po aq gjasa sa Argjentina për kaluar tutje
Franck De Boer, në një intervistë për Sky Sport, ka thënë se, njësoj sikurse Argjentina, ka gjasa edhe Holanda për të kaluar tutje në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
Ish-trajneri i Interit tha se “tulipanët” po bëjnë një paraqitje të mirë në këtë kampanjë, çka i shton pritshmëritë ndaj saj për të kaluar në gjysmëfinale.
“Fansat mund të thotë se në këtë ndeshje është favorit Argjentina, sa u përket gjasave për të kaluar tutje. Gjithsesi, unë e shoh futbollin më ndryshe. Unë mendoj se të dyja kanë gjasa njëjtë. Pra është 50/50”, tha ai, transmeton lajmi.net.
Holandezët deri në këtë stad të garës nuk e kanë asnjë humbje, ecuri kjo që synohet të vazhdohet edhe më tutje.
Mbetet të shihet nëse “tulipanët” do të jenë të gatshëm ta “çojnë në shtëpi” Messin me shokë.