POLITIKATË FUNDIT

Mbyllen katër komuna paralele në Vranisht të Dragashit

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi ka thënë se në fshatin Vranisht të Dragashit kanë mbyllur katër komuna paralele të Serbisë, që kanë operuar ilegalisht për gjithë këto vite.Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në këtë fshat kundërligjshëm kanë vepruar dhe lëshuar dokumente për komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit.

“Sot në fshatin Vranisht të Dragashit mbyllëm 4 komuna paralele që kanë operuar ilegalisht për gjithë këto vite. Në këtë fshat kundërligjshëm kanë vepruar dhe lëshuar dokumente për komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit. Nga sot ajo më nuk operon.Republika e Kosovës është shtet unitar dhe si e tillë nuk do të lejojë asnjë paralelizëm kundërkushtetues”, ka shkruar Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *