BOTATË FUNDIT

“Zoti na shpëtoi, jemi me fat”! Gazetari shqiptar tregon se si i shpëtuan plumbave në Gaza

Gazetarët të cilët po raportojnë nga Gaza janë në rrezik të vazhdueshëm, gjersa ushtria izraelite ka nisur ofensivën e saj

Gazetari i Top Channel ndodhet në vijën e parë të frontit të luftës në kufi me Gazën dhe në një lidhje direkte nga atje tregon se ishin me fat që u kanë shpëtuar plumbave.

Gazetari Artur Bibe gjatë një lidhje direkte me edicionin e lajmeve, tregon se gabimisht së bashku me kameramanin dhe një gazetar tjetër, hynë në vijën e frontit, ku iu afruan murit të Gazës rreth 200 metra.

“Ata u ndoqën nga tanket e izraelitëve, duke menduar se ishin armiku, ku filluan të qëllonin drejt tyre. Sipas Bibes, ishin me fat që ushtarët arritën të lexonin në jelekët e tyre se ishin gazetarë, para se të shkrepini armët dhe t’i vrisnin. Ushtarët më pas i shtrinë barkas, i morën telefonat dhe pajisjet e tyre dhe pasi e verifikuan që janë gazetarë, i thanë se ishin vërtet me fat, pasi do kishin shtypur këmbëzën e armëve dhe do i kishin vrarë”, shkruan Top Channel.

“Ushtria izraelite na ka liruar mua dhe kameramanin, kaluam gabimisht vijën e frontit dhe hymë në shkretëtirë iu afruam murrit të Gazës 200, 300 metra.

Pame disa tanke që po vinin nga mbrapa, pamë dhjetëra trupa të ekzekutuar. Tanket na drejtuan mitralozin, e panë që ishim gazetarë, na urdhëruan të ktheheshim mbrapa, një forcë izraelite dolën nga llogoret dhe pasi qëlluan në ajër, na ndaluan na shtrinë barkas, na morën telefonat edhe pajisjet, e verifikuan që ishim gazetarë, dhe kemi 2-3 minuta që jemi tek reparti, do largohemi nga na thanë që jemi shumë fat sepse do kishin shtypur këmbesën”, tha ai.

“Jemi me fat, Zoti na shpëtoi që jemi këtu dhe po flasim sërish bashkë…”, shprehet Bibe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *