POLITIKA

Danas: Ja çfarë thuhet për Kosovën dhe Serbinë në propozimin e ri top sekret franko-gjerman

Në versionin e ri të propozimit franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, nuk ka devijime nga disa parime themelore – Kosova merr njohje me të drejtën ndërkombëtare, përkatësisht anëtarësimin në Këshillin e Evropës, e cila është e sigurtë si dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, ndërsa Serbia merr Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kështu raporton e përditshmja beogradase “Danas” duke iu referuar burimeve nga qarqet diplomatike.

Përmbajtja e këtij dokumenti mbetet e padisponueshme për publikun, përveç informacioneve nga liderët e Bashkimit Evropian se dokumenti i është dorëzuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Për dallim nga presidenti i Serbisë, kryeministri i Kosovës nuk ka pasur edhe aq shumë kundërshtime domethënëse për propozimin, shkruan më tutje “Danas”. Ndër të tjera, ai ka theksuar se sipas asaj agjende, marrëveshja përfundimtare duhet të nënshkruhet jo më vonë se marsi i vitit të ardhshëm, që sipas interpretimit të tij do të nënkuptonte edhe njohje reciproke të Kosovës dhe Serbisë.

Tutje, burime diplomatike të kësaj gazete thonë se është e sigurt se në atë dokument nuk ka asnjë “çmim” për anëtarësimin e plotë për të dyja vendet në BE, por sigurisht që ka para, fonde.

Më tej, gjithnjë sipas burimeve të kësaj gazete thuhet se në dokumentin e propozimit franko-gjerman është ndryshuar ideja origjinale për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se nuk do të jetë asociacioni i parashikuar në Marrëveshjen e Brukselit.

Siç ka mësuar dhe raportuar jozyrtarisht kjo media, “Aleksandar Vuçiq ka vetëm pak javë që të shprehë mendimin e tij për këtë propozim”, transmeton Klankosova.tv.

Ditë më parë, emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak i ka dorëzuar Kosovës dhe Serbisë versionin final të propozimit franko-gjerman./KlanKosova.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *