80% e hajdutëve në Zvicër nuk kanë shtetësi zvicerane
80% e hajdutëve në Zvicër nuk kanë shtetësi zvicerane
Mbi 80% e personave të dënuar për vjedhje në Zvicër nuk kanë shtetësi zvicerane.
Kjo del nga statistikat e fundit të dënimeve penale në vend.
Sipas të dhënave, në vitin 2025 në Zvicër u dënuan 7,956 persona për vjedhje, ndërsa vetëm rreth 1,500 prej tyre ishin shtetas zviceranë, shkruan 20Minuten , transmeton Telegrafi.
Pjesa tjetër ishin kryesisht shtetas të huaj ose persona që nuk bëjnë pjesë në popullsinë e përhershme të vendit.
Ndër shtetësitë e huaja, në statistika bien në sy veçanërisht shtetasit nga Algjeria dhe Rumania.Ekspertët theksojnë se shifrat duhet të interpretohen duke marrë parasysh edhe përbërjen e popullsisë dhe statusin e qëndrimit të personave të dënuar. /Telegrafi/
