TË FUNDIT

​400 mijë euro për tri fusha të reja sportive në Mitrovicë

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka nënshkruar sot kontratën për ndërtimin e tri fushave multifunksionale sportive në komunën e Mitrovicës .

Tri fusha të reja multifunksionale sportive do të ndërtohen në komunën e Mitrovicës, në kuadër të investimeve në infrastrukturën sportive.

Fushat do të ndërtohen në shkollat e tri fshatrave të Mitrovicës: Tuneli i Parë, Zhabar i Poshtëm dhe Bare.

Përmes këtij investimi MSR-ja, synon të krijojë kushte sa më të mira për nxënësit dhe të rinjtë e këtyre fshatrave, duke u ofruar hapësira moderne dhe të përshtatshme për aktivitete sportive e rekreative.

Ministria do të vazhdojë së punuari me përkushtim në realizimin e projekteve që kontribuojnë në zhvillimin e komunave tona dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, njofton ministri Gashani. /KosovaNews/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *