TË FUNDIT

34 kadetë betohen në Akademinë Ushtarake, nisin rrugëtimin drejt profesionit të oficerit

Me betimin solemn të 34 kadetëve të gjeneratës së 30-të të Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski”, në kazermën “Goce Dellçev” në Shkup, nisi rrugëtimi i tyre drejt profesionit të oficerit.

Prej tyre, 28 do të shërbejnë në Ushtrinë e Maqedonisë së Veriut, ndërsa gjashtë në Forcat e Armatosura të Bosnjë-Hercegovinës. Vajzat që kanë zgjedhur të bëhen pjesë e kësaj gjenerate thonë se fillimi ka qenë i vështirë për shkak të përshtatjes me rregullat dhe disiplinën ushtarake, por me kalimin e kohës janë mësuar me sfidat e këtij profesioni.

“Në fillim e kishim të vështirë, pasi nga një jetë e zakonshme civile kaluam në një regjim ushtarak, me të cilin ishte paksa e vështirë të mësoheshim. Megjithatë, me kalimin e kohës, filluam të funksiononim si grup, pasi komandantët na mësonin të punonim së bashku. Kështu, të bashkuar, arritëm t’i kalonim të gjitha sfidat”, tha Kadete Nga RMV-ja

”Zgjohemi në ora 5:30 dhe fillojmë me pastërtinë personale, në ora gjashtë rreshtohemi para objektit, në 6:15 kemi ushtrimet e mëngjesit përfundojmë në ora 7:00, deri në ora 7:15 rreshtohemi dhe më pas shkojmë për të ngrenë mëngjesin.”tha; Kadet Nga RMV-ja

Në mesin e kadetëve kishte edhe përfaqësues nga Bosnja dhe Hercegovina, të cilët thanë se, pavarësisht vështirësive fillestare, me kalimin e kohës u përshtatën me regjimin ushtarak.

”Ndjehem mirë dhe e plotësuar pasi e prezantoj shtetin tim. Cilat janë sfidat? Në fillim e kishim pakës të vështirë por më pas u mësuam dhe si pjesëtar i ushtrisë nuk duhet të jetë asgjë e vështirë.”tha; Kadete Nga Bosnja dhe Hercegovina.

Ministri Misajlovski u tha kadetëve të rinj se me përkushtim maksimal gjatë katër viteve të ardhshme, kadetët do të mësojnë të marrin vendime kyçe për mbrojtjen dhe sigurinë e shtetit, duke justifikuar kështu besimin e qytetarëve.

“Prandaj, mësoni dhe përparoni vazhdimisht. Bëhuni ekip, respektoni njëri-tjetrin dhe mos harroni kurrë se forca e ushtrisë nuk qëndron vetëm te aftësitë e individit, por edhe te uniteti dhe besimi ndërmjet pjesëtarëve të saj”, tha Vlado Misajllovski, Ministrer i Mbrojtjes

Këtë vit, në Akademinë Ushtarake janë regjistruar gjithsej 34 kadetë në kuadër të gjeneratës së 30-të. Prej tyre, 28 kadetë, përkatësisht 20 meshkuj dhe 8 femra, janë për nevojat e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, ndërsa 6 kadetë, përkatësisht 4 meshkuj dhe 2 femra, janë për Forcat e Armatosura të Bosnjë-Hercegovinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *