Momente intime mes Limit dhe Albës, a u pajtua dyshja?
Dyshja e shumëpërfolur e Big Brother VIP Kosova 4, Lim Hoti dhe Alba Pollozhani, duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin.Ishte Limi, ai që ia kërkoi Albës një përqafim, të cilin e pranoi dhe dukej shumë e lumtur për këtë.
Më pas, ai nuk u përmbajt dhe shihet teksa e mban në krahë Albën.Kjo ka bërë që të ketë reagime të shumta edhe nga banorët e tjerë, të cilët ngelën të befasuar.
Mbetet të shihet nëse do të ketë një ribashkim mes tyre ditëve në vazhdim.Situata vjen pak ditë pasi Limi u distancua nga Dolce, me të cilën kishte krijuar raporte afërsie.
