OPINIONTË FUNDIT

Kimete Berisha: Pse opozita dështoi kaq keq

(Version grotesk)

Sepse u bënë bashkë edhe me Listën Serbe kundër Albin Kurtit.

Edhe kjo nuk ndodh rastësisht.

Pastaj.

Opozita nuk kishte ide.

Kishte vetëm një palë fjalë kundër Albin Kurtit, të përdorura nga të gjithë, si një uniformë e huazuar që askujt nuk i binte tamam.

Edhe gënjeshtrat i kishin të trasha.

Jo sugjestive.

Jo elegante.

Gënjeshtra pa fantazi.

Më keq.

Opozita ishte e pushtuar nga zemërimi.

Kush nuk beson se çfarë i bën zemërimi njeriut, le ta pyesë Senekën.

Edhe më keq.

Hykmete Bajrami thoshte se “s’e ka aspak problem Listën Serbe, por luftën e ka me Albin Kurtin”.

Cilën luftë?

Për inat të Albin Kurtit, LDK e humbi mendjen e vet.

Pastaj edhe kjo.

LDK ishin kundër çmimeve tavan.

Sot rrogat tona harxhohen në ushqim, sherri i saj.

Ky nuk është aksident ekonomik.

Është trashëgimi ideologjike e opozitës.

Më tej.

Portalët krijuan liderë si posterë.

I frynë derisa u bënë të mëdhenj.

Pastaj i lanë në shi.

E lazdruan Hykmete Bajramin derisa asaj i hyri vetja në qejf.

Por shqiptarët nuk e kanë harruar pandeminë:

milionat për marketet e mëdha që nuk e ndërprenë punën.

Tregtarët e vegjël i shkatërroi pandemia.

Dhe Hykmetja.

Dhe pastaj.

Gazetarët panë vetëm zi.

Asnjë sukses nuk ekziston.

Asnjëherë.

As rastësisht.

Nuk bënin kritikë.

Ishin nën regjimin e errësirës.

Edhe po të mos kishte bërë asgjë të mirë Albin Kurti, opozita, për strategji, do të duhej t’ia shpikte një.

Më tej.

Ramush Haradinaj nuk kishte ide politike.

Si mjek popullor, shpërndante diagnoza psikiatrike.

Duke i ngjitur Albin Kurtit emra sëmundjesh nervore, shpërfaqte urrejtje banale dhe rivalitet fals.

Urrejtja, përndryshe, duhet të mbahet fshehtë.

(Autocitim.)

Ndërkohë.

PDK e futi fyerjen në program.

“Kudra” u bë term zyrtar.

Partia zbriti nga politika në epokën e shpellës, me drita studioje.

Nga inati, politika u zëvendësua me instinkt primitiv.

Edhe kështu.

Hykmetja dhe Ganimetja e përdorën vajzën e Albin Kurtit si armë politike kundër babait të saj.

Në vende normale, kjo do të ishte çështje gjyqësore.

Te ne, ishte debat televiziv.

Më pas.

Bedri Hamza u mbivlerësua nga gazetarët.

E frynë për ta bërë të madh.

Por e shndërruan në besheret që ruante arat e Albin Kurtit nga sorrat.

Dhe vazhdoi kështu.

Bedri Hamza shkonte me windjak në burgun e Hagës për vizita, në vend se të shfletonte ndonjë libër.

Burgu nuk është vend ku frymëzohet e ardhmja.

PDK mendoi se duke i nxjerrë të burgosurit nga burgu, do ta nxirrte edhe partinë.

Gabuan. Të ardhmen e kërkuan në histori.

Edhe atëherë.

Refuzonin bashkëpunimin me Albin Kurtin pa e pyetur Albin Kurtin.

Krijuan refuzim fals.

I thoshin “Jo” një marrëdhënieje që nuk ekzistonte.

Në fund.

Albin Kurti i fitoi zgjedhjet duke i pasur të gjithë kundër:

opozitën, portalet, analizat, studiot, histerinë dhe zhurmën.

Kjo nuk është fitore e zakonshme.

Është fitore mbi kaosin.

Është fitore shumë më e madhe se sa duket.

Epilog.

Armiqësia e opozitës ishte pa strukturë, pa ide, pa tru.

Prandaj dështoi.

Jo sepse humbi.

Por sepse nuk kishte çfarë të fitonte.

P.S.

Në prapaskenë: duke lexuar “Pse meshkujt i dashurojnë kuçkat”.

AUTOKRITIKË

Edhe e bukur.

Edhe tradhtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *