OPINIONTË FUNDIT

Grenell rikthet në Tiranë, çfarë po përgatit ai në Ballkan?

Sa herë Grenell “kalon” oqeanin diçka do të ndodh në Prishtinë!

Richard Grenell, ish-ambasadori i SHBA-së në Gjermani dhe ish-i dërguari special për Ballkanin Perëndimor, po viziton sërish Shqipërinë dhe më pas Beogradin, në prag të Krishtëlindjeve(në dhjetor 2025)

Informacione të limituara në rrjet sociale “ziejn” se Grenell është duke nisur një tur rajonal që do të nisë në Tiranë dhe përfundon në Beograd.

Si CEO i Kennedy Center dhe figurë kyçe e rrethit të Donald Trump, vizita e tij nuk duket thjesht turistike si ajo në Ksamil në gusht 2025 apo takimet në New York me presidentin Begaj dhe ministren Spiropali në shtator, në kuadër të OKB-ës.

Pyetja lind: A po vepron Grenell si emisar jozyrtar i Trumpit për të avancuar interesa politike dhe biznesore në Ballkan? Apo çfarë?

Grenell njihet si “njeriu i Trumpit” në rajon, veçanërisht për rolin e tij në rëzimin e qeverisë së Albin Kurtit në 2020. Si i dërguari special, ai shtyu Kosovën për heqjen e tarifave ndaj Serbisë pa reciprocitet, duke ndarë koalicionin LDK-VV dhe duke akuzuar Kurtin si pengesë për marrëveshje të shpejta që do t’i jepnin pikë Trumpit në zgjedhje.

Sot, në 2025, deklaratat e tij të ashpra vazhdojnë: Në shkurt, e quajti Kurtin “delusional” dhe “partner jo të besueshëm”, duke thënë se marrëdhëniet SHBA-Kosovë janë në nivelin më të ulët dhe se bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër tij.

Pse pikërisht para zgjedhjeve në Kosovë në 28 dhjetor 2025, ku Kurti ka shanse rizgjedhjeje? Grenelli, gjendet inkonjito në Ballkan.

A po synon Grenell një rrëzim tjetër, duke e parë Kurtin si të pavarur nga rrjetet e ndikimit të tij/

Lidhjet me Alexander Soros shtojnë konspiracionet. Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç, janë miq të ngushtë të Soros-it: Rama e quan “vëlla” në postime publike, me takime të shpeshta si në Davos apo dasmën e Soros në 2025, ku Rama mbajti fjalim. Ndërsa, Vuçiç e nderojë me medaljen e lartë të Serbisë në Beograd.

Vuçiç ka takuar Soros disa herë që nga 2017, duke diskutuar paqe dhe stabilitet rajonal. Pas kthimit të Trumpit, ku Soros shihet si “bogeyman” nga e djathta amerikane për financime anti-qeveritare, Rama dhe Vuçiç mund të jenë në tension me Trumpin.

A po shërben Grenell si “sekser” për të zbutur këto konflikte, duke përdorur vizitat për të mbledhur informacione dhe kontrata? Kjo është ajo pyetja “1 milion dollarë”

Në qendër sipas konspiracionistve në rrjetet sociale qëndrojnë projektet e Jared Kushner-it, dhëndrrit të Trumpit: Investimi 1.6 miliardë dollarësh në Sazanin shqiptar dhe hoteli luksoz në Beograd, që po përballet me akuza për falsifikim dokumentesh dhe abuzim pushteti në 2025.

Këto projekte duken të ngecura për momentin, dhe nuk ka asnjë shpejegim. Dhe kështu a po i “zhbllokon” këto dy projekte Grenell dhe apo ndihmon ai “drejtpërsëdrejti” për t’i avancuar, duke favorizuar si Ramën dhe Vuçiçin në dëm të Prishtinës?

Vizitat e Grenellit në Tiranë dhe Beograd, duke anashkaluar Kurtin, sugjerojnë një lojë më të madhe: Ndoshta një përpjekje për të dobësuar ndikimin e Soros-it te Kurti, ndërsa avancojnë interesat e Trumpit.

Çfarë implikimesh ka kjo “vizitë” për tej oqeanit për Ballkanin? i Grenellit të CEO i Kennedy Center dhe figurë kyçe e rrethit të Donald Trump, le të shohim ! pas vitit të ri(2026)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *