TË FUNDIT

Vëllau i Nasim Haradinajt që vdiq sot ishte burgosur si 16-vjeçar nga ish-regjimi jugosllav

Vëllau i Nasim Haradinajt që vdiq sot ishte burgosur si 16-vjeçar nga ish-regjimi jugosllav

Sot ndërroi jetë Agron Haradinaj, vëllau i ish-nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së i cili po gjykohet në Hagë, Nasim Haradinaj.

Për vdekjen e Agronit ka shkruar Fitim Salihu, analist i çështjeve politike. Ai ka treguar se tanimë i ndjeri ishte burgosur në moshën 16 vjeçare për motive politike nga ish-regjimi i Jugosllavisë, shkruan lajmi.net.

Madje, ishte dënuar me 3 vjet e 7 muaj burg.

Përveç kësaj, Agron Haradinaj ishte edhe ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë i Salihut:

Sot paska vdekur Agron Haradinaj, ish luftëtar i UÇK-së dhe ish i burgosuri më i ri politik në Evropë, i arrestuar në moshën 16 vjeçare nga shteti jugosllav dhe i dënuar me 3 vjet e 7 muaj burg. Në fotografinë majtas është Agroni me gjyshen e tij në spital, ku ishte dërguar pas dhunës mizore të ushtruar ndaj tij.

Në fotografinë djathtas është babai i Agronit, mësuesi Smajl Haradinaj, me nxënësit e tij. Fotografinë e kam nxjerrë nga një libër i Sinan Hasanit, ish-kryetarit të Jugosllavisë, i cili flet zi e terr për mësuesin Smajl dhe familjen Haradinaj. Kur të fyente Sinan Hasani (me drugarët e tij) dhe të akuzonte për nacionalizëm e irredentizëm, e dije se ke qenë një shqiptar i madh.

I tillë ishte mësuesi Smajl. Ai mbajti burgje të gjata bashkë me gjithë familjen, përfshirë vajzën 15 vjeçare e djemtë 16 dhe 17 vjeçarë. Akoma sot, burgje të tjera rëndojnë mbi familjen Haradinaj. Një djalë tjetër i tij, Nasimi, që Serbia e dënoi dhe torturoi si fëmijë 17 vjeçar, sot vazhdon të përballet me gjyqe e burgje, duke e mbrojtur me po aq pasion të drejtën e popullit të tij për liri. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *