Qeveria në detyrë po i kryen punët, opozita po i kruan hunët
Me te vërtetë jemi të tillë si shoqëri, dikur i kishim në mall Institucionet e vendit tonë të lirë, tani i kemi dhe po i bojkutojmë ato, por si do të na quajnë të tjerët, ndoshta të jashtëzakonshëm të veçantë apo edhe të mrekullueshëm, sepse kemi edhe prej atyre që kanë shumë merita në shtet ndërtimin e këtij vendi dhe konsiledimin e këtij shteti, mjafton që këto merita ti dhurojë dikush tjetër, që është populli me vlerësimin e vet.
Qeveria e Kosovës në detyrë po i kryen punët e veta dhe ato të rëndësishme, këto angazhime i arsyton si të domosdoshme, sepse shteti duhet të funksionojë dhe nuk mund të mbetët në vakum përderiesa të bëhët qeveria e re.
Ndër të tjera, qeveria në detyrë këto ditë bëri edhe miratimin e projekt buxhetit për vitin 2026, me çrast do të parandalonte ndonjë krizë të mundshme për pagesat e punëtorëve dhe shumë obligime të tjera, të cilat janë të afatizuara dhe janë shumë të prekshme .
Projekt buxheti i miratuar nga qeveria në detyrë, që pritet të miratohet edhe nga Kuvendi, arrinë shifren deri në 4 miliard euro, duke paraparë edhe rritjen e pagës minimale, rritjen e pensioneve, rritjen e shtesave fëminore, poashtu edhe për nënat lehona një rritje të konsiderueshme.
Kryeministri në detyrë z.Kurti dhe anëtarët e kabinetit qeveritar edhe pse janë me disa kopetenca të kufizuara, por si qeveri në detyrë dhe pa humbur kohë po i zbaton të gjitha detyrat ligjore, duke i kryer obligimet e nevojshme qytetare dhe ato shtetërore.
Përndryshe, qysh do të ishte e mundur sikur edhe në vendet tjera edhe në ato evropiane, mund të ndodh edhe në Kosovë, që mbas zgjedhgjeve të reja të 9 shkurtit dhe deri më tani e kemi një situatë të pa lakmueshme përshkak të mos krijimit të qeverisë së re, mirëpo qeveria në detyrë deri më tani e ka përmbushur çdo vakum të saj në gjitha fushat dhe hapësirat institucionale.
Dhe cili është zëri o opozitës, e cila duhet ta merr domosdo përgjegjësinë e saj që i takon dhe ta ndajë fajësinë me pozitën për mos formimin e qeverisë së re, dhe në një mënyrë të qëllimshme dhe me vetëdije po e ndërlikojnë situatën, duke e refuzuar bashkëpunimin me partinë më të madhe në vend LVV, që të formohet qeveria Kurti 3.
Megjithatë, mbas miratimit të buxhetit të 2026, nga qeveria në detyrë, i cili është bërë temë e zhurshme nga opozita, njëherë pse mungon miratimi i saj, ndërsa mbas miratimit, se pse është miratuar, kur qeveria në detyrë nuk e ka nën kopetencën e saj të kryej një miratim të tillë.
Dhe çka mbas miratimit të buxhetit të ardhshëm, do e kemi një konflikt, që lind mes ligjit dhe praktikës politike, që tani po e trazon skenën politike të Kosovës, kur anëtarët e qeverisë në detyrë janë njëkohësisht edhe deputet të Kuvendit dhe kryejnë edhe punët e ministrive të tyre, të cilat kritika vijnë nga shoqëritë civile dhe opozita, me ç’rast përmenden, që ankesat e tyre t’i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese.
Ky imazh i kësaj opozite nuk është diçka normale, nëse i mungon pikërisht që nënkupton « kulturë »opozitare, i mungon kuptimi i fjalës opozitë e frytshme, i mungon tipari organik dhe politik, që nënkupton përpjekje për të ndërtuar dhe zhvilluar shtet, por vetëm të krijojë pushtet.
Deri më tani kjo ish-opozitë, që ka mbetë të vetëquhet prapë « opozitë » ka qenë pasive gjatë gjithë kohës së qeverisë Kurti, dhe tani imazhi i saj është shumë i diskutueshëm, në njërën anë është e etur për pushtet, në anën tjetër nuk ka « kaqik » për ta bërë atë, vetëm po prêt, që dikush të ia dorëzojë pushtetin si dhuratë. Qeveria në detyrë po i kryen të gjitha punët, opozita po i kruan hundët.
