OPINIONTË FUNDIT

Rama tallet me Trumpin, Koci reagon ashpër: Ky nuk është humor, por një akt i turpshëm që…

Së fundi, vëmendje të madhe ka marrë një batutë e kryeministrit Edi Rama me presidentët Emmanuel Macron dhe Ilham Aliyev, lidhur me ngatërresën e përsëritur të presidentit Donald Trump, mbi një marrëveshje paqeje mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, duke dashur të thotë mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Liderët europianë tallin Trump-in për ngatërrimin Shqipëri–Armeni.

E ndaj këtij ‘humori’ të Ramës ka reaguar ashpër analisti Melazim Koci, i cili përmes një postimi në Facebook kritikoi ashpër kryeministrin e Shqipërisë.

“Komentet e Ramës ishin të ulëta, sepse shakaja e tij ngjante më shumë si fyerje. Të tallesh publikisht në praninë e presidentit Macron dhe Aliev, duke e kthyer lapsusin e tjetrit në teatër të egoizmit tënd, nuk është asgjë tjetër veçse një spektakël idiotësie”, shkroi ndër të tjera Koci, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Humori i Ramës – injorancë dhe turp diplomatik

Gjatë takimit të Komitetit Politik Evropian, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri një koment tallës në lidhje me një lapsus të presidentit amerikan, Donald Trump.

Presidenti Trump kishte deklaruar gabimisht se kishte ndalur luftën midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, duke ngatërruar Shqipërinë me Armeninë – një lapsus që mund t’i ndodhë kujtdo.

Edi Rama, me tallje, i tha Macron-it se nuk e kishte uruar për ndaljen e luftës.

Komentet e Ramës ishin të ulëta, sepse shakaja e tij ngjante më shumë si fyerje. Të tallesh publikisht në praninë e presidentit Macron dhe Aliev, duke e kthyer lapsusin e tjetrit në teatër të egoizmit tënd, nuk është asgjë tjetër veçse një spektakël idiotësie.

Një kryeministër që përdor podiumin për të bërë shaka që poshtërojnë të tjerët, rrezikon dinjitetin e pozitës që mban.

Diplomacia kërkon përgjegjësi dhe nivel të lartë komunikimi.

Në mungesë të finesës dhe respektit diplomatik, Edi Rama e ktheu humorin në një akt injorance.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *