ROZË

“Mund të shkelë mbi çdo njeri për…”/ Rozana zbulon arsyet pse nuk duhet t’a fitojnë BBV 4, Egli, Gjesti dhe Laerti: Frikacakët…

jë ditë më parë, Vëllai i Madh i vendosi katër finalistët e këtij edicioni të “Big Brother VIP 4” përballë njëri-tjetrit. Rozana, Laerti, Gjesti dhe Egli do të argumentonin se pse kundërshtarët e tyre në këtë garë nuk duhet që të fitojnë çmimin e madh.

Sipas Rozanës, Gjesti nuk duhet të fitojë BBV 4:

Një njeri i cili aq shumë gënjen saqë ndonjëherë e beson edhe vetë atë që gënjen. Në rrugëtimin e tij më ka treguar që ka qenë i pafuqishëm për të ngritur një situatë të caktuar dhe e ka prishur rrugës, ose e ka arsyetuar rrugës, siç bëri deri në fund të prime-t të kaluar, ku ndryshe është sjellë gjatë ditëve të qëndrimit në shtëpi dhe ndryshe thotë në dhomën e rrëfimit. Për Gjestin asnjëherë historia e ndërtuar ose narrativa e ndërtuar këtu në shtëpi nuk ka qenë serioze kur vinte në prime, por gjithmonë ‘kam bërë hajgare’. Sepse nuk ishte i aftë të vazhdonte debatin pas prime, debat që duhej t’a mbante vetë mbi shpatulla. Gjesti nuk është një djalë, i cili ka argument, nuk është një djalë që mbron veten e tij për të gjithë gjërat që ka bërë në shtëpi. Narrativa e vetme që ka bërë në shtëpi dhe më e rëndësishmja ka qenë ajo me Eglin. Në fillimet e tij thoshte se ishte i vërtetë, nuk e donte Eglin, ndërkohë gënjente duke i thënë diçka tjetër Eglit, gjë që nuk kemi qenë aty për t’i dëgjuar dhe e dinë vetëm ata të dy. Unë kam marrë një konfirmim nga Egli, ndërkohë unë isha e ftuara e Gjestit që më tregonte çdo gjë. Mendoj që nuk duhet t’a fitojë sepse kur ai thotë kur unë kam hyrë në treshe, ka qenë ai që më ka ftuar. Ka qenë ai që ka dashur gjithmonë të rrijë me mua dhe kur unë jam zënë dhe e kam ftuar për t’a patur kundërshtarë përballë. Ka qenë ai që ma ka quajtur shumë njeri të afërt ‘nënë, motër’ dhe pastaj më quajti të ‘pabesë’. Më ka thënë kështu se ka patur frikë që t’a bënte këtë rrugëtim vetëm që në momentin që Egli u largua. Faktikisht ishte ai kryesori që e largoi Eglin. Kur e pa që Egli nuk ia mbajti lojën ashtu siç ai pretendonte, sepse Gjesti është në gjendje të bëjë gjithçka për të fituar. Gjesti mund të shkelë mbi çdo njeri për të fituar, edhe mbi veten e vet. Gjesti ka bërë në shfaqje të madhe ku ka goditur njerëz, jo me duar, shpirtërisht i ka goditur, ka bërë shumë dëme në shtëpi. Sot jemi përballë faktit që nuk kemi një çift në shtëpi nga ana e Gjestit. Fakti që Gjesti ka qenë frikacak të thotë të vërtetën, mendoj që këtë lojë nuk e meritojnë frikacakët. Këtë lojë e meritojnë njerëzit e guximshëm. Këtë lojë duhet t’a fitojnë njerëz që kanë argument të fortë, njerëz që përveçse kanë dëmtuar njerëz dinë të kërkojnë falje dhe mos t’a shkelin më personin që e kanë falur. Nuk mendoj se Gjesti është një shembull i mirë për t’u pasqyruar. Gjesti është një pushkë që nuk ka shkrepur aktin e parë dhe një pushkë që nuk shkrep aktin e parë hiqeni nga skena se nuk shkrep as në finale.

Ndërsa për Eglin, Rozana u shpreh:

Për Eglin do flas shkurt se nuk kam ça të flas gjatë. Mendoj që rihyrja jote në shtëpi duhet të ishte si rihyrja jote e ditës së parë. Mendoj që për ty nuk ka qenë asgjë e pamundur kur ke qenë jashtë me njerëz përreth. Ke patur shumë njerëz përreth, ke patur një histori të fuqishme që e ke treguar vetë këtu, ia ke dalë. Kisha shumë besim në fjalët që thoje, isha më tepër se e bindur që ti do të dilje nga ajo derë me kokën lart. Nuk e vë në dyshim që nuk do dalësh me kokën lart. Do dilje nga ajo derë me kokën lart duke i treguar të vetmit njeri që nuk pati asnjëherë mëshirë për lotët e tua që ‘unë vlej më tepër se ty’. Ajo do ishte fitorja jote e madhe e këtij Big-u. Mendoj që kur të shikoj të mërzitur te pishina kur dëgjonim një këngë, ata që të kanë rritur e kanë për nder të të kenë ty vajzë, se ti je vajzë shumë e mirë. Por kur të dalësh nga kjo derë, e di që nuk do ta kthesh më kokën pas dhe shpresoj të mos bësh të njëjtat gabime që ke bërë në këtë shtëpi. Vetëm për këtë nuk duhet t’a fitosh, se inteligjente e dimë. Dua që gocave jashtë t’u thuash ‘kjo është Egli e vërtetë’.

“Kjo është edhe më e tmerrshme…”/ Pse nuk duhet të fitojnë BBV 4, Rozana, Larti dhe Gjesti, sipas Eglit?
Kur erdhi radha për Laertin, Rozana tha kështu:

Laert, unë t’a kam thënë që ditën e parë që cili Laert je ti. Unë kam dashur një Laert të debateve të forta, atë që shohim përherë, Laertin me atë nervin. Për mënyrën se si unë kam dashur që të trajtosh temat, gjërat, shpesh ke thënë ‘unë kam ardhur për të më parë publiku sikur jetoj në shtëpinë time’. Në shtëpi je me nënën tënde, me nënën tënde nuk debaton dhe kur debaton je shumë i kujdesshëm, ndonjëherë ne themi që prindërit nuk na njohin siç jemi ne në të vërtetë me atë nervin që kemi në të vërtetë. Këtu nuk ke qenë në shtëpinë tënde, këtu ke qenë në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve. Ke hyrë brenda, ke qenë me karaktere që nuk i njeh, të kam dashur më të fuqishëm në përballjet me to. Përsa i përket Narrativës me Valbonën, zgjedhja jote për mendimin tim për të vazhduar lojën i vetëm, unë e kam quajtur një zgjedhje të gabuar. Do t’a vlerësoja më tepër që ti, me atë natyrën që ke, do t’a çoje deri në fund siç ishte e shkruar, do t’a mbaje Valbonën deri në fund. Mendoj se kjo të ka penalizuar shumë në sy të mi. Do të doja që bisedaret dhe debatet që ke patur të mos i ripërsërisje. Ke qenë gjithmonë në pritje të të sulmonin të tjerët. Kjo lojë, është një lojë e cila kërkon edhe protagonistë. Ti nuk ke qenë në të shumtën e rasteve protagonistë, ke qenë ai në pritje. Për këtë mendoj që nuk duhet t’a fitosh Big-un. Mendoj që Big-u i takon protagonistëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *