POLITIKA

Snopçe ndaj Elmi Azirit: Bashkë kemi thënë që në Maqedoni mbizotëron komunizmi, tani habitem se si ju e mbroni BDI-në?

Deputeti Halil Snopçe ka reaguar ndaj fjalimit të deputetit nga radhët e Frontit Evropian Elmi Aziri, duke ia kujtuar kohën kur sëbashku kanë luftuar komunizmin. Gjithashtu Snopçe deklaroi që është i habitur se si Elmi Aziri e mbron aq shumë BDI-në.

“Gati se gjysma e fjalimit tuaj ishte vetëm literaturë ndërkombëtare. Para opinionit kujtojmë se sovrani është ai që të legjitimiton, menjëherë pas sovranit është demokracia kushtetuese. Ti mbi 2 dekada kur i ke kap dhe ngulfat institucionet dhe thirresh në legjitimitet, atëherë nuk vlen legjitimiteti. Na kujtohet bashkë para 2 apo 4 viteve kemi thënë se te pjesa shqiptare në Maqedoni mbizotëron komunizmi, pra një shoqëri ku ka komunizëm si mendon ta definojmë legjitimitetin. Fatkeqësisht, kur e këndonin talkinin e Blerim Rekës e kërkonin vota për Pendarovskin, e tash kur erdhën të përkrahin Pendarovskin kundër Siljanovskës, nuk përkrahën Pendarovskin dhe heshtën. Pse heshtën? Se rrinin tek dera e VMRO-së për të hyrë në Qeveri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *