POLITIKA

Taravari nga Berlini: Votoni rotacionin politik që duhet të ndodhë në Maqedoninë e Veriut

Koalicioni i VLEN-it, mbrëmë ka qëndruar në Berlin ku është pritur nga mërgata shqiptare.

Kandidati për president, Arben Taravari, tha se fatkeqësisht Berlini i duket si një Tetovë, ndërsa Hamburgu si një Gostivari.

“Nuk ka patur proces të rëndësishme të Maqedoni që është bërë pa diasporën, duke u nisur nga lëvizja e parë politike… Universiteti i Tetovës, ishte projekt i pamundur pa përkrahjen e diasporës deri tek vendosja e kësaj partie që tani është në pushtet, sikur që tani jeni të përkushtuar për ta ndryshuar këtë parti”, tha Taravari.
Ai u shpreh se ai përkrahet nga katër parti të cilat janë shqiptare si dhe VV ndërsa Bujari edhe nga etni tjera.

midle
“Dy herë kam garu në Gostivar dhe ka ardhur një numër i konsideruar i mërgimtarëve. Ata sensibilizojnë popullatën dhe tregojnë se sa është e rëndësishme të votohet për tu bërë ndryshimi”, deklaroi Taravari.

Taravari tha se ata e kanë marrë porosinë e qytetarëve i cili ka votuar kundër BDI-së.
“U bashkuam edhe ne tani e bëmë punën tonë, ju vazhdoni ta bëni punën tuaj, votonin rotacionin politik që duhet të ndodhë në Maqedoni”, u shpreh Taravari.

Taravari tha se ai frikësohet që mos të largohet nga mërgata në momentin që do të jenë në qeveri.

Taravari tha se ata e kanë për obligim në vitin e parë të qeverisjes të hapin dyert diasporës që të vijnë dhe investojnë.
“Në këtë mënyrë ne të mundësojmë që një pjesë të kthehet të jetojnë në Maqedoni. Ju mund të komunikoni plotë njerëz, të kërkoni që më 24 prill të na përkrahin, sepse 24 prilli do të jetë çelësi i fitores së madhe parlamentare më 8 maj”, deklaroi Taravari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *