POLITIKATË FUNDIT

Tahiri: Kushtetuta u shkel nga Qeveria, marrëveshja me Serbinë të shkojë në Kushtetuese

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka përkujtuar sot 15-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës.

Në këtë rast, Tahiri përmendi që akti më i lartë juridik i Kosovës është shkelur disa herë nga Qeveria e Kosovës.

Po ashtu, ajo tregoi se Kushtetuta as që përmendet në Marrëveshjen e Ohrit që u arrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më 18 mars.

Rrjedhimisht, ajo kërkoi që e njëjta ujdi të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Sot Dita e Kushtetutes te shtetit tone. U shkel nga qeveria, nuk permendet ne marreveshje me serbine, madje as per asociacion dhe vetmenaxhim per pakicen serbe. Marreveshja duhet te shkoj ne Gjykaten Jushtetuese”, shkroi ajo në Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *