OPINIONTË FUNDIT

Ukshini: Luaj Fito Emigro

Opinion nga Agon Ukshini

Luaj Fito Emigro

Kjo është ideologjia e BDI-së gjatë këtyre 15 vjetëve të fundit, e cila në mënyrë perfide e ka zbatuar planin e zbrazjes së shqiptareve nga trojet e tyre atërore.
Padyshim meritorët për këtë spastrim janë zyrtarët e kriminalizuar si Artan Grubi, Sadulla Duraku, Bujar Osmani, Musa Xhaferi dhe shumë sahanlëpirës të cilët ju ecin mbrapa ditë e natë. Ndërsa këtë nuk e bëjnë për ta siguruar kafshatën e bukës, por për t’i gëzuar të mirat e pushtetit. Pasi sot një pagë sigurohet shumë lehtë.

Këta të sipërpërmendur nën aminin e Ali Ahmetit kanë zbatuar politikë të fëlliqur duke instaluar varfëri të skajshme në popullate e cila rezultoi me shpërngulje masive drejt Evropës Perëndimore. Kjo duke u përsëritur historia jonë shekullore. E dhimbshme është t’i shohësh duke ikur në Perëndim nipërit e mërgimtarëve që janë kthyer pikërisht për të mirën e nipërve të tyre.
Instalimi i kazinove me nëntokën serbe dhe kredive të shpejta janë të instaluara në çdo cep të qytete tona, me qëllim humbjen e dinjitetit, varfërimin dhe krejt në fund kontrollimin e tyre.

Bujar Osmani, po shëtitet me autobus dhe bënë fushat për president. Bujar ty të takon të hapësh kompani transporti me drejtor Ali Ahmetin, konduktor Artan Grubin dhe shoferë të jenë bartësit e listës në zonat zgjedhore.
Jo për tjetër, por me politikën e deritanishme vetëm shpërngulje me autobusë drejt Evropës keni pasur sukses.

Andaj ndryshimi është më se i nevojshëm dhe domosdoshëm!
Duaje vendin, duaje atdheun dhe bojkoto BDI-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *