POLITIKA

Bllokimi i autobusëve me shqiptarë nga Kosova në Serbi, Taravari: Si duket Ministri jonë i jashtëm e ka vështirë të flas keq kundër Beogradit

Kandidati i VLEN-it, Arben Taravari ka reaguar pas informacioneve se dhjetra autobusë me shqiptarë nga Kosova janë bllokuar në Serbi.

Taravari shkruan se kjo është një shkelje e të drejtave njerëzore si dhe një arsye shtesë për të dalë nga Ballkani i Hapur.

“Lajmet e sotme tregojnë se dhjetëra autobusë me shqiptarë nga Kosova, janë bllokuar në Serbi. Si hakmarrje ndaj avancimit të Kosovës në Këshill të Evropës.
Ky mentalitet është i papranueshëm, dhe ky bllokim është shkelje e të drejtave njerëzore. Kjo është një arsye më shumë për të dalë nga Ballkani i Hapur.
Maqedonia e Veriut, si shtet i NATO-s dhe si shtet me popullsi të madhe shqiptare, duhet të bëjë thirrje për lirimin e autobusëve me udhëtarë dhe për garantimin e të drejtave njerëzore. Por si duket, ministri i jashtëm e ka vështirë të flasë keq për Beogradin”, ka shkruar Arben Taravari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *