SPORTITË FUNDIT

Guardiola beson se Real Madridi ka një avantazh të rëndësishëm para përballjes në Ligën e Kampionëve

Pasi Real Madridi do të përballet me Athletic Bilbaon sonte, Carlo Ancelotti do të ketë nëntë ditë për t’u përgatitur për ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve, ndaj Manchester Cityt.

Për krahasim, kampioni në fuqi evropian do të luajë tri herë para udhëtimit të tyre në “Santiago Bernabeu”, kundër Arsenalit sot, Aston Villas (të mërkurën) dhe Crystal Palace (të shtunën e ardhshme), transmeton Gazeta Express.

Kjo është diçka që e ka frustruar shumë trajnerin Pep Guardiola, siç e tha edhe vet ai në një konferencë për media.

“Ne luajmë me Aston Villa në 20:15, pastaj kundër Crystal Palace të shtunën, në orën 12:30. Më pas shkojmë në Madrid të martën. Real Madridi ka nëntë ditë për t’u përgatitur, nëntë ditë”, tha fillimisht spanjolli.

“Ata luajnë këtë fundjavë dhe nuk do të luajnë më deri në ndeshjen kundër nesh. Do të doja të reflektoja dhe të kërkoja një ditë më shumë, sepse ndryshimi është i madh. Por, nuk ka asnjë mundësi…”, deklaroi Guardiola.

Manchester City ndeshjen e parë ndaj Real Madridit do të zhvillojë më 9 prill, kurse të kthimit më 17 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *