POLITIKA

Këngëtarja e njohur Severxhane Laçi në mbështetje të Taravarit!

Severxhane Laçi, është një këngëtare e cila gati se katër dekada kultivon këngën shqipe, duke promovuar vlera të mirëfillta artistike. Është ndër këngëtaret e rralla, e cila nuk e bastardoi këngën e bukur shqipe për arsye komerciale dhe ndër të rrallat që në repertorin e saj të pasur, ka këngë nga të gjitha trojet shqiptare.

Në vitet e tetëdhjeta, ajo këndoi këngë patriotike e këngë kreshnike shqipe, duke sfiduar kështu regjimin më të egër antishqiptar në këto treva në historinë më të re. Sevrxhane Laçi është një zonjë për të cilën vlerat njerëzore dhe kombëtare janë gjëja më e shtrenjtë.

Për Sevin, në këto ditë të rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë, vlerë është edhe VLEN-i, prandaj ka vendosur ta mbështesë koalicionin fitimtar shqiptar VLEN dhe kandidaturën time për President. Ndjehem i respektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *