POLITIKATË FUNDIT

Taravari alarmon për presione ndaj gjyqësorit për çështjen e vulavë të ASH-së: E ndërruan një gjyqtare, tani kërkojnë të ndërrohet edhe tjetra

Kryetari i Aleancës për Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjjatë konferencës së sotme për shtyp foli për edhe për ecurinë e procesit gjyqësor që po zhvillohet në lidhje me vulat e ASH-së.

Ai tha se para tre katër ditëve është ndërruar gjyqtarja e lëndës, sipas tij me gjasë për shkak të presioneve të ushtruara nga ana e Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga.

“Pardje lëndën e mori gjyqtarja e dytë dhe dje, përsëri kanë bërë kërkesë që të ndërrohet edhe gjyqtarja e dytë. Unë nuk e di se sa kërkesa do të bëhen kështu që të ndërrohen gjykatësit deri kur të gjindet një që u duhet atyre.

I kam informuar disa ambasada, por edhe publikisht them se kjo nuk është në rregull. Nuk është rastësisht besueshmëria në gjykata dhe prokurori në 2 %.”, tha Taravari.

Sipas tij, sqarimi i vetëm i ndërrimit të gjyqtarëve në rastin në fjalë mund të jetë presioni mbi gjykatën nga ana e pushtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *