POLITIKA

Bakiu: Më 3 Prill shpalosim programin fitues presidencial të Arben Taravarit

Shefi i shtabit zgjedhor të kandidatit për president Arben Taravari, Bashkim Bakiu sot ka marrë pjesë në debatin televiziv të organizuar në TV 21, përballë shefit të shtabit zgjedhor të kandidatit për president nga radhët e BDI-së Bujar Osmani. Bakiu, ka treguar një pjesë të rëndësishme të programit presidencial, i cili sipas tij lidhet ngushtë me karakterin personal dhe aktivitetin politik të Arben Taravarit:

‘Sa i përket programit dhe karakterit të Arben Taravarit, unë beso që lidhet me personalitetin e tij, është person i ndershëm. Mbi të gjitha është person i cili ka dëshmuar në periudhën që sa ka qenë aktiv si politikan, ka qenë gjithnjë i suksesshëm dhe pa asnjë skandal. Sa i përket programit, ne kemi bërë shpalosjen e disa segmenteve, duke u konsultuar me intelektualët me qëllim që sugjerimet, kritikat dhe propozimet të bëhen pjesë të programit. Unë nuk do shpalos shumë, për shkak se me 3 Prill vetë Taravari do bëjë prezantimin e platformës presidenciale, një ditë para fushatës, me qëllim që të respektojmë edhe afatet ligjore në bazë të KSHZ-së. Do të jetë promovim publik, ku do të ftohen të gjithë palët e interesuara do të kenë mundësi të vijnë. Normal që ingerencat e kryetarit të shtetit janë të kufizuar në bazë të Kushtetutës, por çështja e sigurisë, demokracisë konsensuale, barazisë dhe zhvillimit janë karaktere që nuk mund të shmangen në programin tonë.’ – theksoi Bashkim Bakiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *