POLITIKATË FUNDIT

Ramabaja: Albin Kurti ka pozicionuar 7 njësi speciale, po të mos ishin atje Veriu do ndahej më 24 shtator

Sadri Ramabaja, analist në Pressing të T7, ka thënë të mërkurën se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka informacione për çështjet e sigurisë.

Sipas Ramabajës ideja që Kurti nuk është i informuar është gabim, pasi ai thotë se Kurti ka informacione.

E në bazë të këtyre informacioneve, Ramabaja thotë se Kurti ka pozicionuar shtatë njësi speciale në veri të Kosovës.

Më tutje, Ramabaja thotë se ky ishte vendimi më i duhur i Kurti, duke shtuar se pa këtë pozicionim më 24 shtator do të nddohte ndarja e Kosovës, pasi shton se sulmi terrorist e kishte atë qëllim.

”Sepse ka disa intenca për me pozicionu gjoja se nuk është i informuar, natyrisht që është i informuar, prandaj edhe ka pozicionuar 7 njësi speciale në veriun e Kosovës, që nuk ishin fare. Por u dëshmua se vendimi më i madh, më i duhur ka qenë pikërisht stacionimi i Njësisë Speciale atje. Po të mos ishte njësia speciale atje më 24 shtator do të bëhej akt i kryer ndarja e veriut”, ka thënë Ramabaja.

Ai po ashut ka shtuar se ka indikacione që diplomacia evropiane ka qenë e informuar për atë që do të ngjante.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *