POLITIKATË FUNDIT

Sveçla: Në vendin ku u sulmua Policia, gjetëm letërnjofrimin dhe veturën e bashkëpunëtorit të djalit të Vuçiqit, me të kishte hyrë në Kosovë

Sveçla: Në vendin ku u sulmua Policia, gjetëm letërnjofrimin dhe veturën e bashkëpunëtorit të djalit të Vuçiqit, me të kishte hyrë në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme ka njoftuar se nëvendin ku grupi terrorist e sulmoi Policinë e Kosovës para dy jave kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jevtiq, i cili, siç thotë Xhelal Sveçla njihet si bashkëpunëtor i afërt i Danilo Vuçiq, djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Sveçla tha se në 5 vizitat e fundit të djalit të Vuçiqit në Kosovë, ai kishte qenë me atë veturë.

“Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jevtic gjë që dëshmon se ai ka qenë në njësitin që kanë sulmuar Policinë e Kosovës. Terroristi Milorad Jevtic njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuciq, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuciq. Nga 5 vizitat e fundit të djalit të Vuciqit në Kosovë, 4 herë ata kanë qenë bashkë në të njejtën veturë”, shkroi Sveçla në Facebook.

Milorad Jevtiq, thotë ministri, “është identifikuar edhe si njëri ndër sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan”.

Sveçla tha se “mbetet që organet e sigurisë dhe hetimet të zbulojnë se përveç Vuçiqit dhe strukturave të larta shtetërore serbe, a ka qenë edhe djali i tij në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit”.

“Dy javë pas sulmit terrorist në Banjska, vijojmë me zbardhjen e fakteve që vërtetojnë lidhjen direkte të Serbisë në organizimin dhe realizimin e këtij sulmi”, shkroi Sveçla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *