POLITIKATË FUNDIT

Abdixhiku: E ardhmja është e ndritshme, struktura e LDK-së po vjen si forcë prijëse për shumë vjet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku shkroi se “struktura e Lidhjes në Kryeqytet po vjen si forcë prijëse për shumë vjet”, në një postim në Facebook ku njoftoi për zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme në Prishtinë.

“Të faleminderit Prishtinë 📍 – për pjesëmarrje impresive nëpër çdo nëndegë. Përveçse mbështetje po na jepni dhe shpresë. Këtë vikend vazhduam me 4 Kuvende 🗳️të tjera. Si në lagje të reja, sikurse Prishtina e Re III, ashtu dhe në fshatra të Kryeqytetit – Shkabaj, Mramor e Keçekollë – pjesëmarrja qytetare është shenjë konfirmuese për ‘Rrugën e Re’. ✌️”, shkroi Abdixhku.

Ai tha se “e ardhmja është e ndritshme”.

“Do të vazhdojmë kështu – dhe më shumë. E ardhmja është e ndritshme. Struktura e Lidhjes në Kryeqytet po vjen si forcë prijëse për shumë vjet. ldkzgjedh #rrugaere”, shkroi Abdixhiku.

Kapja e 2.3 tonëve kokainë, arrestohet në Spanjë kreu shqiptar i celulës së “Kartelit Ballkanik”
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *