BOTA

Avokati serb befason me deklaratën: Marrëveshja Kosovë-Serbi arrihet për 5 minuta nëse ndodhë kjo gjë!

Sipas tij, është e nevojshme që njerëzit në Serbi të dinë vërtetët për atë që ka ndodhur në Kosovë 24 vjet më parë.

“Duhet të ketë një ndryshim të kastës politike në Serbi. Njerëzit në Serbi duhet të dinë të vërtetët e asaj që ka ndodhur në Kosovë 24 vjet më parë. Duhet të kenë qasje për Kosovën, kur të ndryshojë kjo do kemi marrëdhënie shumë të mirë në Ballkan.

Serbia është shtet kyç për paqen në ajon vetëm se ka pasur gjithmonë në qeveri të keqe që ka shkuar gjithmonë drejt konfliktit. Duhet të ndryshojmë qeverinë këtu që të kemi një qasje properëndimore dhe në këtë rast do jetë gjithçka e parëndësishme çfarë është nënshkruar më parë dhe çfarë në të ardhmen. Nëse kemi 2 qeveri properëndimore në Serbi dhe Kosovë marrëveshja do jetë shumë e bëshme.

Për mua e rëndësishme është të kemi një qeveri demokratike dhe mosmarrëveshjet mes qeverisë se Kosovës dhe Serbisë do zgjidheshin për 5 minuta”, tha avokati serb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *