POLITIKATË FUNDIT

Tiron Jahjaga: Kemi avancuar 21 nënoficer dhe pranuar 45 shqiptarë në Ministrinë e Mbrojtjes

Zv/ministri i mbrojtjes Tiron Jahjaga në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për gjendjen në ministrinë e Mbrojtjes tha se me ardhjen e tij në pozitën e zv/ministrit kanë arritur që të bëjnë një avancim të pozitës së shqiptarëve në këtë ministri.

“Ajo që mund të them është se ne kemi arritur të avancojmë 21 nënoficer shqiptar të cilët nuk kanë qenë deri pak më parë. Këto ditë bëhet pranimi ushtarakëve profesional në armatë ku do të bëhet pranimi i 45 ushtarëve të rinj shqiptar, po ashtu. Kemi bërë avancimin e tre oficerëve të lartë në gradë. Sa i përket misioneve kemi bërë që pjesëmarrja në misionet nga pala shqiptare të jetë në maksimumin e saj të mundshëm”, tha Jahjaga, raporton SHENJA.

Ai tha se tendenca është që përfaqësimi të jetë 30%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *