POLITIKA

SpeciaIja: Thaçi tentoi ta minonte gjykatën dhe i ofroi përfitime disa prej të ftuarve nga Prokuroria

Në parashtresën e administratores së Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, për kërkesën e mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për vizitë të tij në Kosovë për qëllime humanitare, përmendet një vendim i panelit të Gjykatës Speciale. Sipas këtij vendimi, ish-presidenti Thaçi ka tentuar që ta minojë Gjykatën Speciale dhe t’iu ofrojë përfitime disa nga të ftuarve nga Prokuroria Speciale.

Parashtresa e Administratës që ka parë Gazeta Insajderi i referohet arsyetimit të dhënë në vendimin efundit të panelit të gjykatësve për vazhdimin e paraburgimit të ish-presidentit Thaçi.

“Paneli tashmë ka përcaktuar dhe mban qëndrimin se z. Thaçi ka: (i) [REDAKTUAR]; (ii) tentoi të minonte Gjykatën Speciale dhe ofroi përfitime për personat e thirrur nga ZPS-ja; (iii) pozicion ndikimi në Kosovë që mund t’i mundësonte atij të nxiste mbështetjen e simpatizantëve; dhe (iv) duke pasur parasysh fillimin e gjykimit, ka njohuri shtesë për provat që mbështesin akuzat e rënda kundër tij”, thuhet në vendimin e prillit për vazhdimin e paraburgimit të të akuzuarit, të cilit iu është referuar Administrata e Dhomave të Specializuara në parashtresën e 24 majit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *