SPORTITË FUNDIT

Nëntë klube licencohen për garat e UEFA-s, Prishtina refuzohet

Nëntë skuadra të futbollit në të dyja konkurrencat, janë licencuar për garat evropiane për edicionin e ardhshëm. Kështu, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Megjithatë, në mesin e klubeve të licencuara nuk është edhe skuadra e Prishtinës. Në fakt, Prishtina nuk është e vetmja skuadër e Superligës së Kosovës në futboll që ka mbetur pa licencuar.

Prej 12 skuadrave që kanë aplikuar në licencim, tri nuk e kanë kaluar këtë proces. Krahas Prishtinës, janë edhe Ferizaj e Drenica.

Ndërkohë, të licencuara për garat evropiane, tashmë janë konfirmuar Ballkani, Drita, Gjilani, Dukagjini, Llapi, Malisheva dhe Trepça ’89. Dy licencime tjera kanë shkuar për ekipet elitare të ligës së femrave, Mitrovicën dhe EP Hajvalinë.

“Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së, ka marrë vendimet në lidhje me procesin licencues për edicionin 2023/24 të garave të UEFA-së. Në total në këtë proces kanë aplikuar 10 klube nga Superliga e meshkujve dhe 2 nga Superliga e femrave. Nga 12 klube, sa e kanë nisur procesin e licencimit, 9 prej tyre janë licencuar, kurse 3 janë refuzuar”, ka shkruar FFK-ja në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *