INTERESANTETË FUNDIT

Kësaj i thonë bën mirë dhe gjen keq, pensionisti gjobitet pasi mbylli gropën në rrugë!

Në pensionist në Itali është gjobitur me 882 euro për riparimin e një grope.

Claudio Trenta ishte shumë i zhgënjyer nga paaftësia e këshillit lokal për të mbyllur një gropë 30 cm në një vendkalim këmbësorësh në Barlasina, Italia veriore. 72-vjeçari vendosi të merrte situatën në dorë dhe për këtë arsye e mbushi gropën vetë. Fatkeqësisht pensionisti u gjobit me 882 euro.

Në një postim në Facebook, Trenta ka postuar një foto të letrës që ka marrë nga policia duke e akuzuar për shkelje të kodit rrugor. Ai u gjobit për kryerjen e një pune potencialisht të rrezikshme në një vend publik pa leje dhe për këtë, u urdhërua të linte rrugën në gjendjen e saj origjinale. Claudio tha për Corriere della Sera se:

Nëse ata mendojnë se jam budalla, e kanë gabim. Ata më provokuan dhe kjo është arsyeja pse tani po padis këshillin për neglizhencë. Do të luftoj deri në fund që kjo gjobë të më hiqet pasi për mua është një padrejtësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *