SPORTITË FUNDIT

Kris boksi mes lojtarëve serb dhe Real Madridit

Një moment interesant ka ndodhur në ndeshjen e dytë mes Real Madrid dhe Partizanit të Beogradit në sportin e basketbollit.

Në fundin e ndeshjes pati një përleshje masive mes basketbollistëve të të dyja skuadrave.

Shumë basketbollistë u përfshinë në këtë përleshje, dhe pritet që të ketë sanksione të mëdha për dy skuadrat pas përfundimit të ndeshjes.

Skuadra serbe arriti fitoren e dytë serike në çerekfinalen e Euro League. Ndeshja e tretë zhvillohet në Serbi dhe skuadra e Partizanit është një hap larg kualifikimit në gjysmëfinale.

Kujtojmë që këtë ndeshje, në palestrën “Wiznik Center” të pranishëm ishin edhe lojtarët e klubit të Real Madrid, Vinicius Jr dhe Fede Valverde. Gjithashtu edhe legjenda e këtij klubi, Raul.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *