POLITIKATË FUNDIT

Vuçiq: Në janar i pres të huajt të vijnë për arritjen e marrëveshjes me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se para vazhdimit të dialogut me Kosovës, është e nevojshme që bashkësia ndërkombëtare të përmbushë garancitë që tashmë i ka dhënë dhe të veprojë në përputhje me atë që është premtuar.

“Unë po u kërkoj atyre të veprojnë në përputhje me atë që është premtuar… Sot në mëngjes thirra përfaqësuesit evropianë dhe u thashë: ‘Kini kujdes, situata është shumë më e rrezikshme dhe më e vështirë se sa mendoni’”, tha Vuçiqi për gazetarët në Presidencën serbe.

Ai thotë se është e rëndësishme që të përmbushë kushtet nga garancitë që janë dhënë.

Kështu, ai iu përgjigj në pyetjen se si i sheh iniciativat e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare për të shfrytëzuar heqjen e barrikadave në Kosovë për të vazhduar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Vuçiqi ka thënë se i frikësohet shumë papërgjegjësisë së disa përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe “arrogancës së autoriteteve të Prishtinës”.

“Në gjysmën e parë të janarit, pres që burrat dhe gratë e mëdha të botës të vijnë te unë dhe të më thonë se duhet të arrijmë një marrëveshje. Na pret një kohë e vështirë për Kosovën”, tha ai, “por ne do të luftojmë. Deri më tani, ne kemi luftuar dhe kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha ai.

Presidenti serb theksoi se në deklaratën e përbashkët të BE-së dhe SHBA-ve, si dhe në deklaratën e KFOR-it, përkatësisht të NATO-s, pas së cilës serbët nga veriu i Kosovës i hoqën barrikadat, nuk ka asgjë të keqe për serbët. Nga ajo deklaratë nuk ka “asnjë pikë që i pakëson të drejtat e serbëve, dhe ndaj të cilëve u vendoset ndonjë detyrim”, raporton N1, përcjell Klankosova.tv.

“Në letrën e NATO-s, për herë të parë kemi diçka që vlen për të gjitha palët, kemi garanci që ajo që Prishtina e quan ushtrinë e saj, forcat e saj të sigurisë, në një deklaratë që nuk është “inter partes” mes shqiptarëve dhe NATO-s. Ushtria e Kosovës nuk mund të vijë në veri pa pëlqimin e NATO-s, por as pa pëlqimin e serbëve të veriut dhe të Serbisë. Këtë nuk e kemi pasur kurrë deri më sot”, tha Vuçiq.

Ai tha se e rëndësishme në atë dokument është që personat të mos ndiqen penalisht për pjesëmarrje në barrikada.

“Aty nuk kishte të vdekur apo të plagosur. Nuk keni arsye për të ndjekur njerëzit nëpër barrikada”, tha Vuçiqi.

Presidenti serb tha se u është mirënjohës amerikanëve që këmbëngulën që së bashku me BE-në të monitorojnë secilin nga proceset që udhëheq Prishtina në mënyrë që ajo të mos mund të dënojë njerëz si Nikolla Nedeljkoviq. Ky i fundit ishte burgosur në Prishtinë për tetë muaj dhe ishte liruara para pak ditësh.

Sipas presidentit serb, Nedeljkoviq u arrestua, “për shkak se është nga Beogradi”.

“Ai është dënuar me tetë muaj burg. Sigurisht, ata nuk kanë asgjë. Meqenëse nuk kishin për çfarë ta dënonin, sollën tre gënjeshtarë për të thënë se si ai thoshte fjalë urrejtjeje. Ai do të mbahet në të dhënat tona si një person i guximshëm”, u shpreh Vuçiq.

Ai shtoi se populli serb në Kosovë dëshiron ta di “nëse jeton në Serbi dhe jo në një shtet tjetër”.

Vuçiq tha se nuk ka problem me njerëzit që mendojnë se Kosova është e pavarur, duke thënë se “kjo është puna e tyre” dhe se mendon se “ne kemi një Kushtetutë të vendit që është e obliguar ta respektojmë derisa të ndryshohet”.

Në konferencën për gazetarë, Vuçiqi tha se kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve në Kosovë, “është hipokrizia e njerëzve nëpër lokale që pretendojnë se janë në luftë, prandaj u them se janë hipokritë dhe ata që do të donin të dorëzonin gjithçka në një pjatë”.

Vuçiqi ka bërë të ditur në media se gjatë krizës në veri të Kosovës, EULEX-i është sulmuar me një bombë shokuese nga serbët, ka komentuar se “edhe fëmijët gjashtëvjeçarë qeshin me marrëzi të tilla”.

Ai po ashtu tha se ushtria serbe, me rastin e ngritjes së gatishmërisë luftarake për shkak të krizës në veri të Kosovës, “pati përgjigjen më të madhe ndonjëherë”, dhe se “ata kishin përgjigje shumë më të mirë se shqiptarët” në Kosovë. /Klankosova.tv

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Joseph: Barrikadat, dëshmi se si Vuçiqi i manipulon SHBA-në dhe BE-në


Kosovë-Shqipëri

Gërvalla për Asociacionin: Nuk do të ndodhë, ka vdekur kur Kushtetuesja tha se bie ndesh me 23 nene


Kosovë-Shqipëri

Plagosi aksidentalisht një person në aheng, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *