ROZËTË FUNDIT

Efi dhe Kiara, humbëset më të mëdha në Instagram për këtë javë

Gjithmonë ka një rubrikë në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio, e cila quhet “Social Top 5”. Një rubrikë që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.

Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Por cilët janë personazhet e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram apo në media këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë të famshmit e huaj dhe ata shqiptarë që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…

9. Në rënie sërish si javën e kaluar, Efi Dhedhes ka humbur sërish ndjekës në platformën e Instagram, duke pasur një rënie prej 8 mijë ndjekës.

8. Suprizë e papritur, sepse edhe Kiara Tito rezulton në humbje këtë javë. Plot 3 mijë ndjekës kanë vendosur ta heqin moderatoren nga faqja e tyre, shkak mendohet situatat dhe debatet e fundit që ajo ka patur pas rihyrjes së saj në shtëpi.

7. Edhe Krist Dragoti ka patur një rënie, të vogël në numër pasi ka humbur vetëm 200 njdekës, por edhe në rastin e tij mendohet se publiku nuk e ka pëlqyer faktin se ai ka debatuar me Luiz Ejllin.

6. Qetësor Ferrunaj ka arritur të fitojë këtë javë 100 ndjekës në platformën e tij të Instagram-it.

5. Shtëpia ka ndryshuar menjëherë dinamikat e saj që pas futjes së ish-banorëve. Një ndër to ka qenë edhe Bled Mane, i cili nga 35.2 mijë ka shkuar në 35.6 mijë ndjekës, duke fituar plot 400.

4. Modelja Jori Delli ka arritur të marrë zemrat e publikut me sjelljen e saj dhe situatat humoristike që krijon brenda në shtëpi. Ajo ka fituar 6 mijë ndjekës në platformën e saj personale.

3. Pas dominimit të situatave ku ajo ka qenë pjesë, Nita Latifi ka fituar 8500 ndjekës në Instagram këtë javë, duke shkuar nga 93.5K në 102K ndjekës.

2. Është vënë në dukje menjëherë mungesa e Elvis Pupës, pas daljes së tij nga shtëpia e “BBV”. Por mbështetja e publikut për të sa vjen e rritet më shumë, duke grumbulluar 14 mijë ndjekës të rinj në platformën e tij personale në Instagram.

1. Vendi i parë për këtë javë i takon Dea Mishel Hoxhës, e cila nga 216K ka shkuar në 235K, duke fituar 19 mijë ndjekës të rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *