BOTATË FUNDIT

A është kjo dhoma e Elon Musk? Përgjigjet miliarderi

Elon Musk është një nga fytyrat e preferuara të përdoruesve kur vjen fjala te shakatë. Dhe, kur pronarit të Twitterit i pëlqejnë shakatë, ai nuk ngurron që t’u përgjigjet.

Këtë radhë, një faqe e njohur për meme në Twitter bëri një shaka që rezultoi gjysmë e vërtetë. Më konkretisht, “gaut” publikoi foton e një dhome gjumi të boshatisur, me një dyshek në dysheme, dhe pretendohej se ajo ishte dhoma ku flinte Elon Musk, edhe pse është një nga njerëzit më të pasur në botë.

Bashkë me foton, shkruhej: “Elon Musk ka një vlerë prej 188 miliardë dollarësh. Një prej njerëzve më të pasur në botë. Kjo është dhoma e tij.”

Pasi fotoja u bë popullore në internet, pronari i Twittër shkroi në një koment: “Nuk është tërësisht e pasaktë. Fjeta në divanin e një miku javën që shkoi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *