POLITIKATË FUNDIT

Haziri i thotë Qeverisë Kurti: Nuk e harrojmë thirrjen Republikë, Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka akuzuar Qeverinë aktuale për disa vendime të marra në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Sipas tij, kjo është shqetësuese.

“Në 15-vjetorin e ratifikimit të Kushtetutës së Republikës, aktit më të lartë juridik të shtetit, fatkeqësisht e kemi një Qeveri që brenda dy viteve ka nxjerrë vendime anti-kushtetuese në disa raste dhe kjo është tepër shqetësuese”, ka shkruar ai.

Haziri përmendi thirrjen e njohur “nga koha e rezistencës dhe kryengritjes politike”.

“Nuk e harrojmë thirrjen gjithëpopullore nga koha e rezistencës dhe kryengritjes politike: Republikë, Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë!”, shkroi ai.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Në 15-vjetorin e ratifikimit të Kushtetutës së Republikës, aktit më të lartë juridik të shtetit, fatkeqësisht e kemi një Qeveri që brenda dy viteve ka nxjerrë vendime anti-kushtetuese në disa raste dhe kjo është tepër shqetësuese.

Po ashtu, nuk kanë zbatuar një numër të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Politikbërësit duhet ta kenë Kushtetutën si udhërrëfyes për vlerat demokratike e parimet udhëheqëse, ndërkaq qytetarëve u garantohet liria me të drejta të barabarta për secilin.

Nuk e harrojmë thirrjen gjithëpopullore nga koha e rezistencës dhe kryengritjes politike: Republikë, Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *