POLITIKATË FUNDIT

Berisha për qeverinë Kurti: Ju jeni vula e përçarjes, urrejtjes dhe mashtrimit të madh

Gazetari Ridvan Berisha ka kritkuar ashpër qeverinë Kurti në dy vjetorin e qeverisjes së tyre.

Berisha thotë se realiteti politik, ekonomik e qeverisës në përgjithësi po prodhon defetizëm me vagona, ikje masovike të njerëzve

Votuesit do t’iu përzënë keq nga pushteti!, shkruan Berisha.

Postimi:

E kuptoj që politika është art i s’mundshmes! Por, për Zotin pse shkojnë kaq larg ministrat e Qeverisë Kurti me mashtrimin epokal historik duke e paraqitë Kosovën parasjë vendesh pune, qe për dy vjet i kanë hapur mijëra vende pune, edhe këtë e përjetova.

Realiteti politik, ekonomik e qeverisës në përgjithësi po prodhon defetizëm me vagona, ikje masovike të njerëzve. E çka bëni ju, e retushoni pa pikë përgjegjësie e marrë fotografinë pikëlluese.

Votuesit e njëjtë që besuan e shpresuan te ju, mbase me të drejtë, ata në rend të parë do t’u hakmerren, besoj se mezi po presin deklarimin demokratik me votë. Dhe, ata do t’iu përzënë keq nga pushteti!

Unë te ju nuk kam besuar nojherë. Po, një gjo e kam besu, se ju jeni vula e përçarjes, urrejtjes, mashtrimit të madh dhe edhe e papjekurisë për shtet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *