TË FUNDIT

U rrëzuan disa lisa në Prishtinë, Përparim Rama jep detaje për situatën ka një lutje për qytetarët

U rrëzuan disa lisa në Prishtinë, Përparim Rama jep detaje për situatën ka një lutje për qytetarët

Reshjet e vazhdueshme të borës kanë ndryshuar temperaturat në të gjithë vendin.

Si shkak i këtyre reshjeve të borës shumë rrugë janë bllokuar dhe kanë shkaktuar probleme në qarkullim.

Në Prishtinë pati edhe disa probleme të tjera. Në disa prej rrugëve të kryeqytetit jaën rrëzuar dhe disa lisa.

Për shkak të problemeve të shfaqura nga rrëzimi i këtyre lisave, kryetari i Prishtinës Përparim Rama tha se ekipet përgjegjëse janë në teren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe në koordinim të ngushtë me “NPL Hortikultura”, njësitet e zjarrfikësve dhe me Policinë e Kosovës.

Me këtë rast ai tha tha se për momentin rruga tek Parku i Qytetit ësht e bllokuar dhe se ekipet po vazhdojnë të punojnë ende.

Postimi i plotë:

Si pasojë e motit të keq të përcjellur me erëra të forta gjatë natës së mbrëmshme dhe reshjeve të mëdha të shiut dhe borës kemi pasur rrëzim të lisave në disa lokacione në Kryeqytet, kryesisht në Parkun e Qytetit, Parkun e Taukbahqes, në rrugët “Perandori Justinian”, “Agim Ramadani”, dhe rrugën Germi-Butovc.

Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca të Kryeqytetit janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe në koordinim të ngushtë me NPL „Hortikultura” sh.a – Prishtinë, Njësitin e zjarrfikësve të Kryeqytetit dhe Policinë e Kosovës.

Për momentin rruga tek Parku i qytetit është e bllokuar për qarkullim dhe ekipet janë duke punuar për lirimin e rrugës nga drunjtë e rrëzuar.

Lusim qytetaret që te mos frekuentojnë këto rrugë dhe posaçërisht parqet e qytetit për shkak të rrezikut nga drunjtë e rrëzuar deri në njoftimin e radhës.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në koordinim me të gjitha drejtoritë komunale është duke punuar gjatë gjithë kohës dhe falënderojmë qytetaret për bashkëpunimin e tyre në këtë situatë.

Siguria e qytetarëve të Kryeqytetit është prioritet për ne.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *