TË FUNDIT

Tre të arrestuar për prostitucion në Prishtinë

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë për mundësim të prostitucionit.

Sipas raportit të Policisë, ata u kapën mbrëmë gjatë orës 22:30, me dyshimin për veprën penale ”mundësim apo detyrim në prostitucion, ofrim i lokaleve për prostitucion dhe bashkëkryerje”.

“Prishtinë, 03.04.2023 – 22:30. Janë arrestuar tre të dyshuar kosovar nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./Arbresh.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *