TË FUNDIT

Selimi: Nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia

Selimi: Nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, i cili po akuzohet bashkë më Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin për krime luftë nga Gjykata Speciale, ka thënë se nuk ka frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia.

Ai sot pati një fjalim gjatë kësaj séance ku thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk ka qenë ushtri e organizuar mirë.

“Nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia duhet të kemi të gjithë. Unë besoj që në fund do të vërtetohet pafajësia ime. Të gjithë së bashku që jemi këtu, pavarësisht dallimeve politike që mund t’i kemi pasur, do ta nxjerrim të vërtetën e UÇK-së, se jemi të pafajshëm”, ka thënë ai.

“Donim të organizonim ushtri, por nuk ia dolëm, s’ia arritëm. S’kishim njerëz e armë. Edhe uniformat i sajonim, i ngjyrosnim”, ka thënë Selimi, duke shtuar se Kosova s’ka dashur luftë, por ka qenë e detyruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *