TË FUNDIT

Selimi në Speciale: Deklaratat politike nuk duhet të përdoren kundër nesh

Selimi në Speciale: Deklaratat politike nuk duhet të përdoren kundër nesh

Në seancën gjyqësore që po mbahet ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ka folur Rexhep Selimi.

Në fjalën e tij, Selimi ka kujtuar fillimet e aktivitetit të tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ndër të tjerash, ai ka potencuar se nuk kanë qenë asnjëherë pro luftës.

“Lufta nuk është e mirë asnjëherë. Ne luftën nuk do ta zgjidhnim kurrë as si profesion, as si pasion, por ishte domosdoshmëri për ekzistimin si komb. Shtypja vazhdonte ndaj popullatës shqiptare në Kosovë, Serbia kreu qindra masakra, vrau mijëra qytetarë. U dhunuan mijëra gra të pambrojtura shqiptare. Dëbuan nga Kosova gjysmën e popullatës. Ne asnjëherë nuk bëmë atë që bënte Serbia kundër nesh. Kurrë s’jemi përgjigjur në të njëjtën formë. Nëse flasim për krime, le të flasim për të gjitha masakrat. Masakrat që janë vrarë fëmijët, edhe në gjirin e nënës. Le të flasim për të gjithë ata që kanë kryer krime e akoma nuk janë ndëshkuar. Në qershor të vitit 99, NATO dhe shtetet e perëndimit. Ata që morën në dorë rendin, ishte KFOR-i dhe UNMIK-u”, ka thënë Selimi.

Tutje, Selimi ka thënë se bashkë me ndërkombëtarët janë munduar të fuqizojnë shtetësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se deklaratat e tyre personale politike, nuk duhen të merren parasysh si akuza kundër të akuzuarve.

“Bashkë me ta u munduam të bëjmë Kosovën shtet. Për shkak të tyre, Kosova është shtet demokratik. Më kanë pyetur a kam frikë nga drejtësia? Unë gjithmonë kam thënë se nuk kam kurrë frikë nga drejtësia, por të gjithë duhet të kemi frikë nga padrejtësia. Deklaratat politike nuk duhet të përdoren asnjëherë kundër të akuzuarve”, ka deklaruar Selimi. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *