TË FUNDIT

Seanca e dytë në Hagë, avokati i Thaçit: Nuk kishte asnjë motiv për të kryer krimet e pretenduara

Gjykata Speciale e Hagës ka nisur zhvillimin e seancës së dytë të gjykimit për ish drejtuesit e UÇK-së, Thaçi, Selimi, Veseli e Krasniqi, të cilët akuzohen për krime lufte. Seanca ka nisur me argumentet e palës mbrojtëse të avokatëve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

I pari që ka nisur mbrojtjen në gjykimin që ka nisur në Hagë për ish krerët e UÇK-së, ishte avokati i Hashim Thaçit, i cili hodhi poshtë të gjitha pretendimet e Prokurorisë Speciale, ku tha se ato ishin “jashtë kontekstit dhe se Thaçi nuk kishte asnjë motiv për të kryer krimet e pretenduara nga kjo prokurori”.

Avokati tha se në fakt krimet u kryen nga forcat serbe, të cilët po bënin një spastrim etnik në Kosovë vetëm për hakmarrje.

“Krimet u kryen nga forcat serbe ndaj popullsisë shqiptare dhe malazeze, ata kanë bërë kërdinë dhe krimet e rënda gjatë luftës. Hakmarrja ishte pikërisht arsyeja që i shtyu ato”, tha avokati

Avokati ka paraqitur edhe prova përmes videon, ku forcat serbë kanë dëbuar shqiptarët nga qyteti i Pejës duke u djegur shtëpitë dhe terrorizuar ato.

Çfarë ndodhi në seancën e parë?
Një ditë më parë të pandehurit u njohën me akuzat që rëndojnë ndaj tyre, ku Prokuroria Speciale i akuzoi ata se në bazë të provave “kanë vepruar si grup kriminal dhe janë përgjegjës për vrasjen e të paktën 102 vrasjeve”.

Seanca e djeshme zgjati për rreth 5 orë, ku u parashtruan të gjitha provat dhe akuzat nga Prokuroria Speciasle.

Vetë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit u vetë-deklaruan të pafajshëm dhe nuk pranuan asnjë nga akuzat.

Ish- presidenti Hashim Thaçi së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin akuzohen për krime lufte. Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç’njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991. /rtsh.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *