TË FUNDIT

Ende pa filluar: Mblidhen numër i madh i qytetarëve në shesh për marshin për drejtësi

Ende pa filluar: Mblidhen numër i madh i qytetarëve në shesh për marshin për drejtësi

Sot mbahet marshi në mbështetje për krerët e UÇK-së, dhe tashmë shumë qytetarë kanë filluar të grumbullohen nëpër sheshet e kryeqytetit.

Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti”, në orën 14:00 dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Tashmë shumë qytetarë ia kanë mësyer Prishtinës dhe kjo ka bërë që shumë rrugë të bllokohen nga automjetet e shumta.

Eliza Hoxha, njëra nga organizatoret tha gjatë ditës së djeshme se për këto dy javë sa është bërë fushata për organizim, ftesat për pjesëmarrje kanë gjetur përkrahje të jashtëzakonshme. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *