TË FUNDIT

Rrjeti i Grave të Kosovës protestojnë, kërkohet drejtësi për Sebahate Morinën

Rrjeti i Grave të Kosovës protestojnë, kërkohet drejtësi për Sebahate Morinën

Rrjeti i Grave të Kosovës gjatë ditës së sotme ka protestuar para stacionit policor “Qendra” në Prishtinë, objektit të Prokurorisë së Shtetit dhe Qeverisë.

Përmes kësaj proteste, nga RrGK është kërkuar drejtësi për rastin e Sebahate Morinës.

‘’Sebahate Morinës iu mohua e drejta për jetë. Kërkojmë shkarkimin e përgjegjësve! Më 22 mars 2023, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi se Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit ia kanë shkelë Sebahate Morinës të drejtën në jetë. Ende nuk ka asnjë dorëheqje a shkarkim të personave përgjegjës’’, thuhet në reagim.

Më tutje është bërë e ditur se gjatë ditës së nesërme rreth orës 11: pritet të protestohet para Këshillit Prokurorial të Kosovës./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *