TË FUNDIT

Prokuroria tha se ai gënjeu në deklaratat e tij dhe u intervistua fshehtë, kështu u përgjigj Thaçi

Prokuroria tha se ai gënjeu në deklaratat e tij dhe u intervistua fshehtë, kështu u përgjigj Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur në Gjykatën Speciale në lidhje me akuzat që po rëndojnë ndaj tij.

Ai ndër të tjera i është përgjigjur edhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili e akuzoi atë se ka dhënë deklarata të rrejshme dhe fshehurazi, shkruan lajmi.net.

Thaçi ka përmendur se pas EULEX, UNMIK, dhe Tribunalit për Ish-Jugosllavinë, kjo është instanca e katërt gjyqësore në të cilën po kërkohet të përgjigjen pjesëtarët e UÇK-së.

Çdo bashkëpunim i tij me Specialen, sipas Thaçit, ka qenë krejtësisht i hapur.

“Kjo është gjykata e katërt. Unë jam intervistuar nga të gjithë këta mekanizma. Çdo bashkëpunim imi me të gjithë këta akterë ndërkombëtarë ka qenë në interes të drejtësisë dhe transparent, qoftë në Prishtinë, qoftë në Hagë. Ky është çmimi i lirisë. Kam besim që ky proces do të jetë i drejtë, i shpejtë dhe transparent”, tha Thaçi. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *