TË FUNDIT

Kosovarja në krye të Shërbimit Informativ në Shqipëri, Rama flet për prezantimin e saj

Kosovarja në krye të Shërbimit Informativ në Shqipëri, Rama flet për prezantimin e saj

Edhe pse krerët e vendit kisin marrë vendim për largimin e saj nga Agjencia Kosovare e Intelegjencës, Vlora Hyseni tashmë ka marrë një tjetër post tjetër të rëndësishëm, por në Shqipëri.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dje ka dekretuar emërimin e Vlora Hysenit si drejtuese e Shërbimit Informativ të Shtetit.

Kurse sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë një fotografi krahas Hysenit duke theksuar se sapo kanë mbaruar prezantimin në institucion të drejtoreshës së re të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Ndryshë më 17 mars kryeministri Edi Rama shkoi në zyrën e presidentit Begaj për të propozuar zonjën Hyseni në krye të këtij dikasteri me besimin se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.

Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Pas disa muajsh u shkarkua nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, prej të gjitha funksioneve të AKI-së. Në 2021 u emërua si këshilltare e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Hyseni do të zëvendësojë në këtë detyrë Helidon Bendon, i cili dha dorëheqjen dhjetorin e vitit 2022./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *