Ky është 58 vjeçari që u gjet i vdekur sot në “Trepçë”, dyshohet se u rrëzua nga një objekt
Ky është 58 vjeçari që u gjet i vdekur sot në “Trepçë”, dyshohet se u rrëzua nga një objekt
Një punëtor i Minierës “Trepça” ka gjetur vdekjen në vendin e tij të punës.
Lajmi.net merr vesh që punëtori që gjeti vdekjen në vendin e tij të punës është Behram Arifi, 58 vjeçar nga qyteti i Mitrovicës.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Bie nga një objekt punëtori i Minierës “Trepça”, vdes në vend
“Sot, rreth 07:00, Policia ka pranuar informatën se në vendin e tij të punës brenda kompleksit industrial “Trepça” është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 58 vjeçar. Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se viktima ka rënë nga një lartësi e objektit. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, thanë policia.
Më tutje është bërë e ditur se me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion./lajmi.net