TË FUNDIT

Konjufca për zhvillimet në Hagë: S’mund të gjykohet historia, themelimi i Speciales dëmtoi Kosovën

Konjufca për zhvillimet në Hagë: S’mund të gjykohet historia, themelimi i Speciales dëmtoi Kosovën

Dy vjet e gjysmë pas mbajtjes në paraburgim të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Hagë sot nis procesi gjyqësor kundër tyre.

Lidhur me këtë proces gjyqësor ka folur edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai është shprehur se pret që e vërteta të dal në shesh.

‘’Presim që të dalë e vërteta në shesh, një e vërtetë që e dijnë të gjithë qytetarët e Kosovës por e din edhe Bashkësia Ndërkombëtare. Bashkësia Ndërkombëtare nuk ka qenë inspektator gjatë luftës tonë çlirimtare, ka qenë një aktor aktiv’’, ka thënë Konjufca.

Më tutje Konjufca ka thënë se nuk mund të gjykohet historia.

“Nuk mund të gjykohet historia. Me popullin tonë ka ndodhur gjenocidi, ka ndodhur lufta e drejtë ka ndodhur ndihma ndërkombëtare dhe ka ndodhur liria. Këtë s’mund ta ndryshojë askush. Ne po i vuajmë disa vendime të së kaluarës. Themelimi i Gjykatës Speciale e ka dëmtuar Kosovën”, thotë Konjufca.

Konjufca pret që ish-krerët e UÇK-së në fund të procesit gjyqësor të dalin të pafajshëm. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *