TË FUNDIT

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Mitrovicë të Veriut, kapet me marihuanë

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Mitrovicë të Veriut, kapet me marihuanë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet për vjedhje në Mitrovicë të Veriut.

Sipas komunikatës së PK-së, i dyshuari është nxënë në flagrancë duke kryer vjedhjen.

”Me datën 3 prill 2023 rreth orës 05:30, në Mitrovicën e Veriut, pas informacioneve se një person është duke kryer vjedhje në flagrancë, njësitë policore janë nisur në drejtim të këtij lokacioni, me ç’rast kanë arrestuar të dyshuarin me iniciale N. SH. i mitur m/kosovar, i cili përveç se është hasur duke kryer vjedhje në flagrancë dyshohet se edhe në disa lokale të tjera ka kryer vjedhje në tentativë’’, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë kontrollit të personit të dyshuar në posedim i janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 8.37 gram që dyshohet të jetë lëndë narkotike-marihuanë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kompetent, i cili ka udhëzuar që të iniciohen rastet ‘vjedhje’ dhe ‘vjedhje në tentativë’, ndërsa personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *