TË FUNDIT

Besnik Bislimi udhëton në Bruksel, nesër takimi në kuadër të dialogut

Besnik Bislimi udhëton në Bruksel, nesër takimi në kuadër të dialogut

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt Brukselit.

Kjo është bërë e ditur nga Qeveria e Kosovës, përmes një njoftimi për media.

Në të është theksuar se zv/kryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar sot drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut.

Ndryshe ky takim në mes Bislimit dhe përfaqësuesit të palës serbe, Petar Petkoviq vie pikërisht pas zhvillimeve të kaluara nga takimet e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq me ndërmjetësim të BE-së në Ohër.

Pas marrëveshjes së Ohrit dhe dakordimeve të rëna atje, ky është takimi i parë në kuadër të dialogut.

Nga Bashkimi Evropian veçse kanë konfirmuar takimin ndërsa u theksua se nesër bisedohet mbi hapat e parë për implementimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Dyshja pritet që të diskutojnë në lidhje me zhvillimet e fundit si dhe për marrëveshjen e njohur si ajo e Ohrit.

Në lidhje me këtë është deklaruar edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Stano deklaroi se të dyja palët duhet të angazhohen që të krijojnë një atmosferë të pajtimit dhe të nisin zbatimin e shpejtë të zotimeve të cilat janë marrë.

Ai tha se palët duhet të përmbahen nga veprimet që do të krijojnë të kundërtën.

“Asnjë krizë nuk do të zgjidhet vetëm duke rënë dakord për diçka. Bëhet fjalë për zbatimin dhe Bashkimi Evropian është kaq i qartë dhe i vendosur për të bërë presion për fillimin e zbatimit. Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian është kaq i qartë dhe kaq i vendosur për të bërë presion tek të dyja palët për të filluar me seriozitet zbatimin. Dhe kjo është ajo që do të ndodhë nesër në Bruksel. Hapat e parë në zbatim do të diskutohen dhe kjo është ajo që pret Bashkimi Evropian”deklaroi Stano./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *